Casillas: Oblak dhe Ter Stegen janë portierët më të mirë në botë

  • 22 October 2018 - 15:22
Casillas: Oblak dhe Ter Stegen janë portierët më të mirë në botë

Portieri i Portos, Iker Casillas, e ka lavdëruar portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, dhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, duke i quajtur këtë të dy portierët më të mirë në botë për momentin.
Legjenda e Real Madridi është për momentin portier i Portos, ku ai ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani në këtë sezon.

Casillasi e filloi një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh të dielën në Twitter, ku në njërën prej pyetjeve në të cilën u përgjigj spanjolli, ishte për Oblakun dhe Ter Stegenin.

“Sinqerisht, kur i analizoj momentet e ndeshjeve të fundit të portierëve në nivel global, mendoj se këta dy janë më të mirët. Dua të them, janë duke kaluar në formë shumë të mirë”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Portieri 25-vjeçar i Sllovenisë dhe Atletico Madridit i ka marrë vetëm pesë gola këtë sezon, si dhe ka pranuar vetëm 109 gola në gjithsej 174 paraqitje për klubin e tij. Ndërsa, Ter Stegeni ka marrë vëmendjes e gazetave për shkak të performancës së tij ndaj Sevillës.

Casillasi kaloi gjithsej 25 vjet në Santiago Bernabeu dhe është njëri ndër portieri me më së shumti tituj gjatë karrierës së tij në botë. 

(Kosova Sot)