Capello beson te Interi, kritikon blerjet e Juventusit

  • 05 September 2015 - 15:52
Capello beson te Interi, kritikon blerjet e Juventusit

Fabio Capello ka diskutuar për fillimin e Serie A dhe beson se Interi mund të bëjë shumë mirë këtë kampionat.

Ish-përzgjedhësi i Rusisë diskutoi mbi dy ndeshjet e para të sezonit në një intervistë për Mediaset ku nuk la pa folur disa fjalë të ashpra për fytyra e reja në Juventus.

“Thashë se do të ishte më mirë për Romën të takohen me Juventusin tani”, tha Capello.

“Ndoshta disa lojtarë nuk e kanë kuptuar ende se çfarë do të thotë ta veshësh fanellën e Juventusit. Ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme vetëm për të dhënë 100 përqind”.

“Vet fakti që e ka filluar kaq mirë Interi dhe e ka kompletuar skuadrën është një përparësi e madhe”.

“Ata kanë gjashtë pikë, ndoshta nuk i kanë merituar ato, por unë mendoj se ky ekip mund të bëjë shumë mirë”.

“Të kesh gjashtë pika para Juventusit dhe je në krye të tabelës para Napolit dhe Romës është një gjë e madhe”, përfundoi Capello.