Cerrone i bën thirrje McGregorit: Eja, po të pres...

  • 14 November 2018 - 14:39
Cerrone i bën thirrje McGregorit: Eja, po të pres...

Një nga veteranët e arteve marciale mikse, 35-vjeçari Donald Cerrone, ka lajmëruar sot se po përgatitet për të zhvilluar një duel me ikonën e UFC-së, Conor McGregor.

Pas fitores me “submission” ndaj Mike Perry, në eventin e UFC Night Fight në Denver, pak ditë më parë, sportisti amerikan i njohur me nofkën “Cowboy” ka ftuar në duel irlandezin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cerrone shkruan: “Po pres atë. Njoh një tip… Djalli do të të marrë”, duke shoqëruar postimin me një foto ku është edhe Conor McGregor.

Ky i fundit vjen nga humbja me “submission” ndaj Khabib nurmagomedov në evendin e 6 tetorit dhe ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në kafaz.

Edhe pse e ardhmja e McGregor është në dyshim, pasi pritet vendimi i komisionit të sportit në Nevada, Cerrone, 34 fitore, 11 humbje e një duel pa rezultat, është i bindur se dy sportistët mund të përballen mes tyre vitin tjetër. 

Një duel, që me shumë gjasa do të organizohej në pranverën e 2019-ës në rast se dënimi ndaj irlandezit do të jetë “i lehtë”.

Image

(Kosova Sot)