Lëndohet mesfushori i Juventusit

  • 17 November 2018 - 15:02
Lëndohet mesfushori i Juventusit

Mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, Sami Khedira ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës në stërvitje, dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Spalit.

Radio Sportiva raporton se mesfushori gjerman ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës.

Do të bëhen më shumë teste për ta qartësuara diagnozën përfundimtare, mirëpo mungesa ndaj Spalit duket se do të jetë e pa evitueshme.

31-vjeçari njihet për pësimin e lëndimeve të ndryshme, dhe në këtë stinor është paraqitur vetëm tetë herë në të gjitha garat me skuadrën italiane. 

(Kosova Sot)