Chelsea e Liverpooli pas Chiesas

  • 18 November 2018 - 19:26
Chelsea e Liverpooli pas Chiesas

Ylli i Fiorentinas, Federico Chiesa, nuk është prioritet vetëm i Juventusit, Interit dhe Napolit, por edhe i klubeve jashtë Italisë.

Sipas mediave italiane, dy klubet angleze, Chelsea e Liverpooli kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin.

Çmimi për Chiesan është 50 milionë euro, i cili deri më tani i ka 75 paraqitje në Serie A.

Fiorentina ka thënë se nuk e ka ndërmend shitjen e tij në afatin kalimtar të janarit. 

 

(Kosova Sot)