Këto janë katër Kombëtaret që luftojnë për titullin kampion të Ligës së Kombeve

  • 19 November 2018 - 23:48
Këto janë katër Kombëtaret që luftojnë për titullin kampion të Ligës së Kombeve

Fituesit e katër grupeve të para të Ligës A te Kombeve tashmë janë të ditur

Portugalia ishte skuadra e parë që e siguroi kualifikimin dhe do të kërkojë fitore ndaj Portugalisë për të marrë 10 pikë, në mënyrë që të jetë edhe skuadra më e mirë e kësaj gare.

Portugalia e mban titullin në fuqi, pasi që e fitoi titullin e parë Europian në Francë më 2016.

Portugalia pret nesër në Lisbonë Poloninë dhe në rast të fitoreje përfundon si Kombëtarja me rezultatin më të mirë të Ligës A te Kombeve.

Kështu nga Grupi i parë në Ligën A, befasi ka qenë Holanda. Holandezët ishin parë që nga fillimi si jofavorit për ta fituar këtë grup, por ja që ata e fituan atë duke përfunduar të parët më 7 pikë, aq sa ka edhe Franca por holandezët kanë golëdallim më të mirë se Franca.

Në grupin 2, nuk kishte befasi pasi që nga fillimi Zvicra dhe Belgjika ishin parë si favorit për të kaluar këtë grup, ndërkaq Islanda u vërtetua se ka rënë shumë në formë dhe nuk arriti që ta fitojë një ndeshje në Ligën e Kombeve. Zvicra e fitoi grupin më nëntë pikë, më tri fitore dhe 1 humbje. Rezultatin e njëjtë e kishte edhe Belgjika por Zvicra fitoi në saj të golëdallimit të saj më të mirë dhe kualifikimin e arriti në ndeshjen e saj të fundit.

Në grupin 3, tashmë kemi një fitues që është Portugalia por ndeshja e nesërme do ta konfirmojë pikët e portugezëve. Portugalia në 3 ndeshje ka 7 pikë. Në rast fitoreje kundër Polonisë, Portugalia do ta fitojë grupin më 10 pikë, duke u bërë skuadra më e mirë në Ligën A.

Në grupin e 4, kemi fitues gjysmëfinalistin e Botërorit në Rusi, Anglinë të cilët arritën fitore në ndeshjen e fundit kundër Kroacisë e që i dërgon ata në gjysmëfinalet për kampion të Ligës së Kombeve. 

 

(Kosova Sot)