“Serbët më ofruan 50.000 euro që të prish ndeshjen” (Video)

  • 05 October 2015 - 14:20
“Serbët më ofruan 50.000 euro që të prish ndeshjen” (Video)

Ndërkohë që afrohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet në mediat vazhdojnë të ngrihen.

Gazeta serbe Kurir thotë se një tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare ka rrëfyer se serbët i kanë ofruar atij 50 mijë euro për të prishur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Uliks Ademi thotë se një grup serbësh, që jetojnë në Itali, ia kanë ofruar shumën për të bërë një rrëmujë gjatë ndeshjes.

Ademi njihet si një mbështetës i zjarrtë i kombëtares shqiptare.

Gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë në Xhenoa, ai hyri në fushë dhe vendosi një flamur shqiptar, duke iu lutur kapitenit shqiptar, Lorik Cana për një autograf.

Uliksi thotë se ka refuzuar pasi është fans i zjarrtë i kombëtares shqiptare.

Kurir shkruan se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është një ndeshje delikate dhe masat e sigurisë do jenë shumë të larta.