Agjencia shtetërore serbe gënjen: Autobusi është sulmuar me gurë

  • 07 October 2015 - 19:43
Agjencia shtetërore serbe gënjen: Autobusi është sulmuar me gurë

Agjencia ‘Tanjug’ raporton se autobusi me lojtarët serbë është sulmuar me gurë në rrugën Rinas – Tiranë. Sipas saj, xhamat e autobust janë thyer ndërsa lojtarët fatmirësisht nuk janë prekur.

‘Tanjug’ nuk i referohet asnjë burimi, dhe e shoqëron lajmin pa fotografi, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur pikërisht të vetmen natë që ekipi serb do të flejë në Shqipëri.

Ndërkohë, autobusi me ekipin serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Pamjet e para që vinë nga rruga e Durrësit tregojnë mjetin e paprekur dhe dhjetëra makina e motorë policie. Qytetarë të shumtë kanë ndaluar në rrugë për të parë ‘parakalimin’, ndërsa autobusi është i paprekur.

Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka mohuar kategorikisht çdo lloj incidenti.