Kosova, e gatshme për fitore e festë

  • 10 October 2015 - 09:40
Kosova, e gatshme për fitore e festë

Sot në stadiumin e Prishtinës zhvillohet ndeshja Kosova – Guineja Ekuatoriale

 “E kam analizuar bukur mirë kundërshtarin dhe e di që bëhet fjalë për një ekip të fortë. Mirëpo, ne jemi në një fazë që duhet më shumë të merremi me vetveten, pasi kjo nuk është ndeshje kualifikuese, që patjetër duhet fituar. Pra, ne duhet të punojmë për ta krijuar lojën tonë”, ka thënë Albert Bunjaki

Kjo ndeshje cilësohet si një test i mirë para pranimit në UEFA e FIFA

Dëshpërimin që na e dhuroi Kombëtarja kuqezi të enjten në mbrëmje, kur pësoi humbje nga Serbia, Përfaqësuesja e Kosovës dëshiron ta shuajë të shtunën në miqësoren ndaj Guinesë Ekuatoriale. Edhe pse pesha e ndeshjes së Kosovës është shumë e vogël karshi asaj të Shqipërisë, gjithsesi është edhe një rast tjetër i mirë t’i tregojmë botës për kulturën sportive që kemi, andaj edhe po besohet se dita e shtunë të shndërrohet në një ditë feste për shqiptarët. Stadiumi i Prishtinës shpresohet të jetë i mbushur me adhurues të futbollit, në mënyrë që të dërgojmë një mesazh të fuqishëm në UEFA e FIFA se edhe ne jemi gati t’i bashkohemi familjes evropiane e botërore të futbollit. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, është i bindur që Kosova do të fitojë, derisa kundërshtarin e cilëson shumë interesant dhe joshës për t’u përballur me të. Optimist për një fitore është edhe mesfushori Loret Sadiku, i cili po beson se të shtunën Kosova do t’ua dhurojë një fitore shqiptarëve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)