Zbardhet formacioni i De Biasit ndaj Armenisë

  • 10 October 2015 - 10:31
Zbardhet formacioni i De Biasit ndaj Armenisë

Gianni De Biasi është i zhgënjyer nga paraqitja e ekipit të tij në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Serbisë. Trajneri i Shqipërisë do të tentojë ta dërgojë Shqipërinë në Evropian me një formacion të ndryshëm. De Biasi ka në plan që nesër të ketë formacion mësulmues në ndeshjen ndaj Armenisë.

Sipas të gjitha gjasave në sulm do të nisin nga minuta e parë me dy sulmues, Cikalleshi dhe Gashi të ndihmuar nga dy krahët e mesfushës, Lenjani dhe Odise Roshi.

Në mesfushë Basha pritet të jetë së bashku me Xhakën, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes do të aktivizohet Naser Aliji në vend të Ansi Agollit.