Lopetegui euforik pas fitores kundër Unitedit: “Një finale… fitohet”

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 16:54
Lopetegui euforik pas fitores kundër Unitedit: “Një finale… fitohet”

Sevilla e ka eliminuar Manchetser Unitedin për t’u kualifikuar në finale të Europa League.

Skuadra e spanjolle triumfoi të dielën mbrëma 2-1 kundër skuadrës angleze në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, Julien Lopetegui, i lumtur me këtë arritje në sezonin e parë te Sevilla, u pa euforik në dhomat e zhveshjes.

“Këtë ndeshje e kemi fituar me zemër dhe e meritoni finalen. Dhe në një finale kur arrini, çka duhet të bëni? Fitoreeee…”, brohorasin të gjithë në dhomën e zhveshjes.

Sevilla do të presë në finale fituesin e duelit të sotëm mes Interit dhe Shakhtarit. 

(Kosova Sot Online)