Barcelona ka shpenzuar afër 1 miliard euro në trasnferime nga viti 2015, sërish pa Champions

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 18:35
Barcelona ka shpenzuar afër 1 miliard euro në trasnferime nga viti 2015, sërish pa Champions

Barcelona u shfaq në Lisbonë për të luajtur kundër Bayernit me 15 lojtarë të ekipit të parë…, pasi kishte shpenzuar 989 milionë euro për përforcime në pesë sezonet e fundit. Një shumë rekord në Europë, që nuk e ka ndihmuar atë të fitojë asnjë Champions nga ajo kohë.

Meqenëse Barça ngriti të pestën Ligë Kampionësh në Berlin, më 6 qershor 2015, me Neymar në skuadër, ajo nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse grumbullon zhgënjime në këtë kompeticion. Situata është më e ashpër çdo vit.

Në total janë 23 lojtarë, që kanë nënshkruar për Barcelonën që nga ajo kohë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre ishin kundër Bayernit.

Mesatarja e secilit transferim është 43 milionë euro…, raporton telesport.

Sezoni 2015-2016- 62 milionë euro (nënshkrime)

Nënshkrimi i pare, pas atij Championsi të fituar kundër Juventusit, ishte Arda Turan, për 40 milion euro, i pasuar nga Aleix Vidal për 22 milionë.

Në total, 62 milionë shpenzime për përforcime nga kampionia e Europës, e cila më pas u mburr se pati “tridentin” më të mirë në botë: Messi-Suárez-Neymar. MSN nuk ka detyruar disbursime të mëdha…

Sezoni 2016-2017 – 140 milionë euro

FICHAJES DEL BARCELONA PARA EL GAMPER

Në sezonin 2015-2016, Barça fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit, por Atlético Madrid e nxori jashtë Ligës së Kampionëve.

Klubi katalanas e hapi portofolin për të lehtësuar zhgënjimin dhe për t’u përballur në sezonin 2016-2017 me më shumë garanci.

Gjashtë blerje të reja mbërritën në “Camp Nou”, por asnjëri nuk dha performancën e pritshme, përkundër faktit se shpenzimet u rritën në 140 milionë euro.

André Gomes (50 milionë), Alcácer (30), Umtiti (25), Digne (16), Cillesen (16) dhe Denis (3) ishin lojtarët që arritën te Barça, e cila nuk e parandaloi dot një katastrofë tjetër në Ligën e Kampionëve.

Ky ishte sezoni i përmbysjes historike kundër PSG (6- 1), pasi humbi në “Parc des Princes’ 4-0.

Ajo humbje në Paris dukej si aksident, por ishte fillimi i një serie humbjesh katastroke në Europë.

Pas asaj përmbysjeje spektakolare, Juve e eleminoi Barcelonën, pasi fitoi 3-0 në ndeshjen e pare, në Torino, ajo e kthimit në Camp Nou u mbyll 0-0.

Sezoni 2017-2018 – 389 milionë euro

GRAF4782. BARCELONA, 20/04/2019.- El centrocampista del FC Barcelona Coutinho (i) entra por Dembelé, durante el partido de Liga en Primera División ante la Real Sociedad disputado esta noche en el Nou Camp, en Barcelona. EFE/Enric Fontcuberta.

Titulli i dytë radhazi i Ligës së Kampionëve për Real Madridin, që gjithashtu fitoi La Ligan.

Largimi i Neymar nga PSG ishte një goditje e fortë për Barcelonën, e cila hyri në merkato e dëshpëruar për të mbuluar boshllëkun e yllit brazilian, që u shit për 222 milionë euro.

Bordi i drejtorëve të Bartomeut shpenzoi shumë më tepër nga ato para, që solli braziliani në arkat e klubit: 389 milionë euro! Coutinho (160 milionë, në janar), Dembélé (145), Paulinho (40), Semedo (35) dhe Yerry Mina (9) ishin lojtarët që erdhën te Barça atë sezon.

Nga këta pesë lojtarë, vetëm Semedo luajti parmbrëmë kundër Bayern Munich.

Coutinho, nga ana e tij, ishte i huazuar tek ekipi rival dhe përfundoi duke shënuar dy gola, si dhe dha një asist në 15 minuta lojë.

Atë sezon, 2017/18, ,e Valverde në stol, Barcelona u eleminua nga Roma, pasi humbi 3-0 në “Olimpico”.

Kjo ishte nata e parë e madhe e zezë e Barçës në Europë, megjithëse në të vërtetë ishte e treta, pas goditjes kundër PSG (rregulluar në kthim me përmbysje) dhe Juventusit.

Sezoni 2018-2019 – 136 milionë euro.

(Kosova Sot Online)