Lajm fantastik për Mbappen para gjysmëfinales n’Champions League

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 18:38
Lajm fantastik për Mbappen para gjysmëfinales n’Champions League

Mbappe është i gatshëm për të startuar kundër RB Leipzig.

Kylian Mbappe, që luajti 30 minuta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, tani është gati për ta nisur nga fillimi ndeshjen e radhës që PSG do ta zhvillojë të martën me RB Leipzig.

Paris Saint-Germain pasi e eliminoi Atalantës, do të ketë punë në gjysmëfinale me RB Leipzig që e eliminoi Atletico Madridin.

“Ai luajti 30 minuta kundër Atalantës dhe u pa se është mirë”, tha Tuchel.

“Ai mund të startojë, por do të shohim nëse është në gjendje të luajë 90 minuta. Do të vendosim pas stërvitjeve nëse do të startojë”.

Mbappe luajti rrol të madh në golin e triumfit të shënuar nga Eric Choupo-Moting, duke u koordinuar shumë mirë me Neymar Junior, derisa Marquinhos kishte shënuar golin e barazimit. 

(Kosova Sot Online)