Përforcimi “misterioz” i Real Madridit

  • 25 November 2015 - 11:53
Përforcimi “misterioz” i Real Madridit

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic është duke luajtur shumë pak për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Nga transferimi i një futbollisti me talent të madh, në një përforcim “misterioz”.

E përditshmja sportive madrilene “Marca”, e përshkruan kështu gjendjen e mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic.

Kovacic iu bashkua gjigantit madrilen gjatë afatit kalimtar të verës nga Inter.

Mirëpo, në muajin e fundit ai ka shkelur në fushë për vetëm nëntë minuta. Kovacic mungoi në humbjet nga Sevilla dhe Barcelona.