Neymar – Barcelona, pritet marrëveshja

  • 25 November 2015 - 13:05
Neymar – Barcelona, pritet marrëveshja

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka theksuar se sulmuesi Neymar, do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate në klub.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate në klub, ka njoftuar sekretari teknik, Robert Fernandez.

Reprezentuesi brazilian është në negociata me klubin katalan, ku ka realizuar 12 gola në 11 ndeshje në La Ligë.

Fernandez beson se së shpejti do të konfirmohet marrëveshja e re me Neymarin, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të arrihet marrëveshja me Neymarin”, deklaroi ai për “TV3”.

“Nuk kam dyshime, ai do të jetë në Barcelonë për shumë vite. Kur dikush ka gatishmërinë për të vazhduar, ne të gjithë e dimë se mund të arrijmë marrëveshje”, shtoi ai.

“Ne të gjithë jemi të mendimit se Neymar do të mbetet këtu në Barcelonë. Futbollisti e ka shprehur këtë dëshirë, kampi i tij po ashtu”, përfundoi Fernandez.