Rusia suspendohet nga të gjitha garat atletikore?

  • 26 November 2015 - 15:42
Rusia suspendohet nga të gjitha garat atletikore?

Zbehen edhe më shumë gjasat e Rusisë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të “Rio 2016”.

Të gjitha federatat atletikore të Rusisë janë suspenduar pa afat nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton sportal.net, ku tani gjasat për pjesëmarrje të atletëve të këtij Shteti në Lojërat Olimpike “Rio 2016” janë zvogëluar.

Komitetit Olimpik I Rusisë ka paralajmëruar se do të ankohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Më herët Federata ndëkrombëtare e Atletikës kishte pezulluar përkohësisht atletët rusë për shkak të përfshirjes në skandalin e doping testeve.