“Deri në dhjetor vendimi i Guardiolës”

  • 26 November 2015 - 15:52
“Deri në dhjetor vendimi i Guardiolës”

Fundi i këtij sezoni përkon edhe me përfundimin e kontratës së spanjollit Pep Guardiola me klubin gjerman të Bayern Mynih, por një fakt i tillë duket se nuk e shqetëson shefin ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge dhe pse spekulimet mediatike që e lidhin të ardhmen e Guardiolës me një transferim tek Manchester City kanë qënë të shumta. Tekniku 44-vjecar është treguar mjaft i rezervuar lidhur me të ardhmen e tij në përfundim të sezonit 2015-16, ndërkohë që gjermani Rumenige deklaron se bisedimet mes palëve do të nisin në muajin e fundit të 2015.

“Jam koshient që jemi vonë për të nisur bisedimet, tashmë që Krishtlindjet e rrjedhimisht edhe pushimet janë kaq afër, por gjithnjë e kam shprehur se brenda vitit 2015 do të merret një vendim. Bisedimet do të zhvillohen pas ndeshjes me Hanoverin në datë 19 dhjetor dhe atëherë do të bëjmë edhe deklaratën zyrtare mbi vendimin e marrë. Edhe pse spekulimet janë të shumta c’ka mund të them është se në një pikë të caktuar gjithsecili prej nesh do të duhet të zëvendësohet. Ky është një proces normal. Ashtu si lojtarët vijnë e më pas largohen ashtu ndodh edhe me teknikët, prandaj jam i qetë cfarëdo vendimi që të merret, edhe nëse Guardiola do të largohet jam i bindur se ne sërish do të kemi një trajner ekselent. Gjithsesi, duhet të presim e të shohim cfarë do të ndodhë.”

Sic duket klima tek Bayern është mjaft e qetë edhe pse të gjithë presin përgjigjen përfundimtare. Spanjolli Guardiola mbërriti tek Bayner Mynih në vitin 2013që në karrierën e tij numëron një sërë titujsh të rëndishëm me ekipin gjerman fitoi dy herë titullin Kampion në Bundesligë dhe në njëherë titullin Kampion në Kupën e Gjermanisë.