Kane në radarin e Chelseat

  • 26 November 2015 - 15:59
Kane në radarin e Chelseat

Mediat angleze sot kanë bërë të ditur se Chelsea që po kalon një stinor jo të mirë në Premier League si kampion aktual që është, ka në plan që t’i shtojë ndihmë në sulm Diego Costës.

The Daily Mail ka raportuar se ekipi nga Stamford Bridge është duke synuar transferimin e sulmuesit të rivalit lokal Tottenham Hotspur dhe të përfaqësueses angleze, Harry Kane.

Kane 22 vjeç ka shpërthyer në stinorin e kaluar me golat e shënuar në Premier League dhe ka bërë që çmimi i tij të fluturojë mbi 30 milionë funta.

Chelsea mund të ofertojë në janar për lojtarin në fjalë, por krerët e ekipit besojnë se ai do të bëhet më i dobishëm nga fillimi i stinorit të ardhshëm, që mund të shtyjë transferimin e tij pas Kampionatit Europian “Franca 2016” në afatin kalimtar të verës.