Klopp mund të transferojë lojtarë nga Dortmund

  • 29 November 2015 - 10:28
Klopp mund të transferojë lojtarë nga Dortmund

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nëse kanë nevojë për ndonjë lojtar të Borussia Dortmund mund të provojnë ta transferojnë atë.

Klopp ka deklaruar se mund të transferojnë lojtarë nga Dortmundi, edhe pse aktualisht nuk kanë ndonjë marrëveshje me ndonjërin nga futbollistët e skuadrës gjermane.

“Kam marrëdhënie të mira me Borussia Dortmund dhe gjithashtu me të gjithë lojtarët atje”, tha Klopp.

“Nëse do të ishte ndonjë mundësi dhe do të na nevojitej ndonjë lojtar, do të mund të provonim, por momentalisht nuk ka ndonjë marrëveshje për ta blerë ndokënd nga Borussa Dortmund apo për të shitur te ta”, theksoi ai.