Melo: Nuk i frikësohem Higuainit

  • 29 November 2015 - 11:20
Melo: Nuk i frikësohem Higuainit

Felipe Melo ia ka bërë me dije sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain se nuk do ta ketë të lehtë të hënën, kur Interi viziton skuadrën napolitane.

 Mesfushori i Interit, Felipe Melo, insiston se nuk ia ka frikën duelit me sulmuesin më të rrezikshëm të Serie A, Gonzalo Higuain, kur këta të dy do të ndeshen.

Melo madje ka thënë se ai me Brazilin e ka mposhtur Argjentinën, pjesë e së cilës ka qenë edhe Lionel Messi.

“Unë e kam mposhtur Argjentinën në vitin 2009 dhe pjesë e atij ekipi ishte edhe futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi. Prandaj dua të them se kushdo që është kundërshtar i imi nuk ia kam frikën”, ka deklaruar Melo që këtë vit është transferuar nga Galatasaray tek Interi.

Zikaltërit të hënën vizitojnë ‘San Paolon’, ku i pret Napoli, në kryendeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.