Fury: Edhe po të ushtronte Klitschko për 10 vjet, do ta rrihja prapë

  • 29 November 2015 - 14:44
Fury: Edhe po të ushtronte Klitschko për 10 vjet, do ta rrihja prapë

Tyson Fury i ka dhënë fund dominimit 11 vjeçar të Wladimir Klitschkos, duke e mposhtur në duelin e së shtunës mbrëma, i cili u zhvillua në Dusseldorf të Gjermanisë.

Britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, pas një meçi mjaft interesant, i cili zgjati plot 12 runde. Si rezultat, ukrainasi pësoi gjakderdhje pas një çarjeje nën sy dhe në fund i dorëzoi tre brezat e artë që i mbante, IBF, WBO e WBA.

Nga ana e tij, Fury, pas vendimit të referëve shpërtheu në lot dhe më pas gjeti kohë t’i këndonte edhe gruas së tij, midis ringut.

“Ndihem mirë, nuk kam dhimbje, edhe pse kishte 12 runde në atë që po quhet meçi më i mirë në botë. Ishte 65-70 për qind e arsenalit tim, unë mund të ngritem në një nivel më lartë. Të gjithë po qanin pas meçit, ishte një periudhë mjaft emocionuese”, u shpreh Fury për “Sky Sprts News”, përcjell Zëri.

“Ishte një rrugë shumë e gjatë për të ardhur deri këtu dhe më në fund ia dola. Nuk isha gjithaq i kënaqur me paraqitjen. Mund të bëja edhe më mirë. Unë mendoj se ai do të kërkojë revanshin. Pasi të shkojë në shtëpi, ai do ta kuptojë se vetëm një boksier ka boksuar mbrëmë. Kishte runde kur unë po luaja me të. Mendoj se, edhe nëse do të ushtronte 10  vjet, rezultati do të ishte i njëjtë. Mendoj se lufta e ardhshme do të jetë shumë më e lehtë”, vijoi ai.

“Jam kampion i botës në kategorinë super të rëndë dhe kam veshje të njëjta. Gjithashtu, i kam ende çorapet e mia të vjetra Slazenger. 100 palë për një funte”, përfundoi Fury.

Fury ishte i pamposhtur në 24 meçet profesioniste dhe e regjistroi fitoren e 25-të të shtunën mbrëma. Kjo ishte hera e parë që Fury luftoi për titull të kampionit të botës dhe ia doli të fitonte. I jashtëzakonshëm