Laudrup trajneri i ri i Mustafit?

  • 30 November 2015 - 16:58
Laudrup trajneri i ri i Mustafit?

Valencia nga mbrëmja e së dielës është në kërkim të një trajneri, pas dorëheqjes së Nuno Espirito Santo.

Espirto Santo ka vendosur të jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Valencias, pas humbjes nga Sevilla, 1:0, në kuadër të La Ligës.

Dhe lajmet e para nga medait daneze, zbulojnë se drejtimin e Valencias pritet ta marrë legjenda e futbollit, Michael Laudrup, i cili në karrierën e tij si futbollit, ka qenë pjesë e Barcelonës dhe Real Madridit.

Laudrup pak ditë më parë, refuzoi postin e trajnerit të Danimarkës, pas largimit të Morten Olsen.

Në rast angazhimi të Laudrup te Valencia, me të do të ketë mundësi të punojë edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, që është shtyllë e mbrojtjes në skuadrën spanjolle.