Vitali, Wladimirit: Nuk ishe vëllai im!

  • 30 November 2015 - 17:26
Vitali, Wladimirit: Nuk ishe vëllai im!

Humbja e Wladimir Klitschkos nga Tyson Furyn në luftën për më të mirin e botës në boks në peshat e rënda, ka tronditur vëllanë e Wladimirit, Vitalin.

Vitali ka thënë se atë natë në ring, nuk e ka parë vëllanë e tij, duke aluduar në përformancën e dobët të Wladimirit.

“Ai nuk ishte vëllai im, unë nuk e pashë atë në ring, unë nuk e njoha atë”, ka thënë Vitali.

“Wladimir nuk bëri atë që duhej dhe kjo më ka tronditur mua”, ka përfunduar Vitali.

Wladimir Klitschko humbi titullin e botës në peshat e rënda në boks, ndërsa kjo ishte humbja e parë pas 11 viteve.