Sigal Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup
AEK Larnaca e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 83-70, për ta eleminuar nga FIBA Europe Cup.
Qipriotët ishin më të mirë në tri periudha të ndeshjes, ndërsa bardhekaltrit e fituan vetëm të tretën.
AEK e përmbylli pjesën e parë me 16 pikë epërsi 49:33, ndërsa në çerekun e tretë Sigali u rikthye për ta ngushtuar rezultatin në vetëm -6 pikë.
Megjithatë ekipi nga Qipro e fitoi edhe periudhën e fundit për rezultatin përfundimtar 83-70
Sigal Prishtina e përfundon aventurën në Europe Cup me dy fitore dhe katër humbje nga gjashtë takime.