Sylvinho mirëpret futbollistin e njohur
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para miqësoreve të këtij muaji.
Në stërvitjen e parë pati disa mungesa, të cilët do të bashkohen ndërkohë, derisa përzgjedhësi Sylvinho mori edhe disa futbollistë nga Shqipëria U21.
E për herë të parë në stërvitje me kuq e zinjtë ishte edhe Arbër Hoxha, i cili ka vendosur ta përfaqësoj këtë kombëtare tash e tutje, duke ia mbyllur derën Kosovës.
Hoxha është pritur ngrohtësisht nga selektori Sylvinho.
(Kosova Sot Online)