Ish futbollisti Franck Ribery i rikthehet futbollit italian

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 09:51
Ish futbollisti Franck Ribery  i rikthehet futbollit italian

Franck Ribery pritet të rikthehet në futboll, por tash jo në rolin e futbollit, por të zëvendës trajnerit.

Ribery pritet të jetë ndihmësi i Stefano Kolantuono, i cili pritet ta marr drejtimin e ekipit të Salernitanas, transmeton "Kosova Sot Online" .

Ribery ka qenë në rolin e këshilltarit sportiv në klubin italian, por tashmë do të bëhet pjesë aktive e punës me skuadrën.

Francezi në vitin 2022 e mbylli futbollin aktiv. Ani pse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi tek Bayern Munich në Gjermani, ai jetonte në Itali, pasi edicionet e fundit luajti aty tek Salernitana.

(Kosova Sot Online )