Kosovari Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 10:26
Kosovari Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21

Gjyqtar kosovar, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen kualifikuese U21 për Euro 2025.

Nuza do ta drejtor ndeshjes në mes Belgjikës dhe Maltës, e cila zhvillohet më 21 mars, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë për asiste ntë dy gjyqtarë të tjerë kosovar, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.

Kësisoj, me një përvojë të gjatë në ndarjen e drejtësisë dhe me një përkushtim të vazhdueshëm për të ngritur standardet, Nuza dhe bashkëpunëtorët e tij do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online )