Argjentina e fiton edhe një miqësore pa Lionel Messin

  • S.A /
  • 27 March 2024 - 10:24
Argjentina e fiton edhe një miqësore pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur fazën e miqësorëve gjatë muajit mars me fitore ndaj Kosta Rikës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionët e Botës fituan 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Los Angeles në stadiumin “Memorial Coliseum”.

Fillimisht, gol të parët realizuan mysafirët nëpërmjet Ugalde në minutën e 34-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, argjentinasit ishin fantastik.

Golat u shënuan nga Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez.

Vlen të ceket se në të dy miqësoret e këtij muaji, Argjentina luajti pa njeriun kryesor të tyre, Lionel Messin, i cili ka pasur probleme me lëndim muskolor.