Lexoni edhe:
Lajme të mira për Kosovën në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë vendimtar për Zvicrën e tij, duke shënuar gol në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut, ku helvetikët fituan në udhëtim me rezultat minimal 0-1, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ylli kosovar ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë duke i siguruar Zvicrës një fitore të madhe. Për Zvicrën kjo ishte fitorja e parë që nga muaji shtator, derisa Xherdan Shaqiri ka folur pas ndeshjes.
Lajme të mira për Kosovën në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër SerbisëLexoni edhe:
“Si ekip vendosëm të fitonim sot. Shënuam një gol dhe nuk pranuam asnjë. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kjo kohë e kombëtares me një ndjenjë të mirë”, tha Shaqiri që foli edhe për golin nga gjuajtja e lirë.
“Po, gjuajtjet e mia të gjata gjatë nxehjes ishin vërtet shumë të mira (qesh). Shpresoja për një shans për të gjuajtur menjëherë, por nuk pati një të tillë. Më vjen mirë që goditja e lirë shkoi dhe munda të jepte një kontribut të rëndësishëm në fitore”, tha Shaqiri. Për gjilanasin ky ishte goli numër 30 me fanellën e Zvicrës. “30. Një numër i bukur. Gjithmonë më pëlqen të shënoj gol për kombëtaren e Zvicrës. Por nuk ka asnjë festë të madhe, asnjë festë – për fat të keq më duhet të kthehem nesër”, u shpreh sulmuesi gjilanas.
32-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 121 ndeshje me fanellën e Zvicrës që nga viti 2010 kur ka debutuar, derisa përveç 30 golave ka dhuruar edhe 34 asistime.
(Kosova Sot Online )