Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Salahut

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 14:55
Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Salahut

Liverpool e ka kthyer në prioritet kryesor nënshkrimin me një sulmues anësor në merkaton e verës.

Mohamed Salah nuk është më në formën e tij më të mirë dhe e ardhmja e tij tek Liverpooli është në dyshim.

Kështu, ekipi anglez po interesohet të nënshkruar me një futbollist si zëvendësues të Salahut.

Listës i prin lojtari i Juventusit, Federico Chiesa. Juve është e gatshme për të hyrë në bisedime me Liverpoolin për Chiesan dhe diçka të tillë e ka konfirmuar dhe gazetari italian, Fabio Santini, që është shprehur se Zonja e Vjetër duhet të shesë një emër të rëndësishëm në verë.

Për të afruar Federico Chiesan në Anfield, Liverpool do t’i duhet të paguajë 40-45 milionë euro.

(Kosova Sot Online)