Granit Xhaka çmend të gjithë, kjo është dhurata e veçantë hiq më pak se 100 mijë franga për vëllain!

  • G.G /
  • 30 March 2024 - 08:19
Granit Xhaka çmend të gjithë, kjo është dhurata e veçantë hiq më pak se 100 mijë franga për vëllain!

Granit Xhaka befason vëllain e tij me një dhuratë të veçantë për ditëlindje: Mercedes G-Class.

Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes.

Siç shihet në një storie në Instagram, kjo është nga vëllai i tij, Granit (31).

Një Mercedes G-Class i bardhë”, shkruan mes të tjera mediumin zviceran “Blick”.

Taulant Xhaka ka shkruar: “Faleminderit vëlla! Unë të dua!".

“Dhurata për ditëlindjen e Granit Xhakës kushton shumë. Një Mercedes G-Class nuk mund të merret për më pak se 100,000 franga”, shkruan media zvicerane.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës i dërgon urime vëllait të tij në rrjetet sociale. "Gëzuar Ditëlindjen vëllai im.

Së bashku hodhëm hapat e parë. Kur nuk kisha mbështetje, ti ishe aty për mua. Këshillat tuaja më kanë motivuar gjithmonë.

Shëndet dhe më të mirat për ju dhe familjen tonë”, shkruan Graniti për një foto të përbashkët që është bërë me makinën e re.

(Kosova Sot Online)