Inter Miami e ka shënuar fitoren e radhës, Messi i jashtëzakonshëm

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 09:14
Inter Miami e ka shënuar fitoren e radhës, Messi i jashtëzakonshëm

Inter Miami e ka shënuar fitoren e radhës në Major League Soccer.

Ekipi nga Miami triumfoi 1:4 në udhëtim ndaj Neë England Revolution.

E Leo Messi kishte gisht direkt në katër golat e mysafirëve.

Fillimisht, ai shënoi dy të parët në minutat 32 dhe 68.

E më pas ai në minutën e 83-të asistoi për Cremaschin, kurse gjashtë minuta më pas asistoi edhe për Luis Suarezin.

Në 10 ndeshje në vitin 2024, Messi ka 11 gola dhe gjashtë asistime.

(Kosova Sot Online)