Lexoni edhe:
The Change Foundation mbështet të rriturit me autizëm dhe fëmijët me Sindromë Down
Në një triler basketbolli, Philadelphia 76ers e ka fituar sfidën përballë Miami Heat me një pikë epërsi, 105:104.
Në fakt, Philadelphia e fitoi ndeshjen në pjesën e dytë, pasi në atë të parën, Miami ishte më i mirë.
The Change Foundation mbështet të rriturit me autizëm dhe fëmijët me Sindromë DownLexoni edhe:
Heat i fituan të dy çerekët e pjesës së parë. 22:23 dhe 17:28 u mbyllën këto periudha në favorit të tyre, duke shkuar në pushim me 12 pikë avantazh. Por, 76ers u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke i mbyllur dy periudhat 30:23 dhe 36:30 dhe në fund dolën me fitore.
Joe Embiid ishte më i mirë për fitoren e ekipit të tij me 23 pikë. Në krahun tjetër, për Miami Heat nuk mjaftuan 25 pikët e Tyler Herros.
Në përballjen tjetër, Chicago Bulls fitoi ndaj Atlanta Hawks me shifrat 131:116.
Chicago e fitoi ndeshjen falë shkëlqimin në çerekët një e tre me 18, respektivisht 12 pikë.
Ndërsa, Atlanta arriti triumfin në çerekun e dytë me 12 pikë dhe të fundit me tre pikë, por nuk mjaftuan për fitore. I pandalshëm për Bulls ishte Coby White me plotë 42 pikë. Tek Haws u veçua basketbollisti Murray me 30 pikë.
(Kosova Sot Online )