Smalling: Guardiola nuk na intereson

  • 06 February 2016 - 20:04
Smalling: Guardiola nuk na intereson

Mbrojtësi i Manchester United,  Chris Smalling thotë se ekipit të tij nuk i ka bërë shumë përshtypje transferimi i Pep Guardiola-s te rivalët e të njëjtit qytet Manchester City. Mbrojtësi përgënjeshtron zërat që thonë se lojtarët e United i ka kapur paniku pas zyrtarizimit të spanjollit në stolin e City. “Nuk na intereson se kusht është trajneri i City, ata gjithmonë do të kenë një trajner të mirë, ashtu si ne. Është diçka e mirë kur sheh se të gjithë lojtarët dhe trajnerët më të mirë duan të vijnë në Angli”, ka thënë Smalling.  United udhëton në Londër ku do të ndeshet kundër Chelsea nesër.

 

(Kosova Sot