Supergoli i Modricit, i sjell tre pikë Realit (Video)

  • 07 February 2016 - 23:05
Supergoli i Modricit, i sjell tre pikë Realit (Video)

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në fund të takimit në udhëtimin në Granada.

Skuadra e Zinedine Zidane, ka arritur që në “Estadio Nuevo Los Cármenes”, të mposht Granadan 1:2.

Pas gjysmë ore lojë, Reali kaloi në epërsi kur Karim Benzema shënoi për 0:1.

Në minutën e 60’, vendasit barazuan rezultatin nëpërmjet El Arabi.

Por, për fitoren e Realit u përkujdes Luka Modric, që shënoi në minutën e 85’.

Kjo fitore e mban Realin në pozitën e tretë, më 50 pikë.