Ambasadori e pret Celinën në takim, pak ditë pas asistit në Premierligë (Foto)

  • 08 February 2016 - 15:59
Ambasadori e pret Celinën në takim, pak ditë pas asistit në Premierligë (Foto)

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci e ka pritur sot në një takim talentin e Manchester Cityt, Bersant Celinën.

Futbollisti kosovar ka qenë në takim bashkë më dy prindërit e tij me ç'rast i dhuruan ambasadorit fanelën e Manchester Cityt.

Ky takim vije tre ditë pasi Celina debutoi në Premierligë me një asist në derbin ndaj liderëve, Leicester Cityt.

"Kënaqësi ta mirëpres në ambasadë, futbollistin e talentuar, Bersant Celina, së bashku me prindërit e tij, i cili aktualisht luan për Manchester City F.C. në Premier ligën angleze. Fakti që Bersanti ka zgjedhur të luajë për reprezentacionin e Kosovës në futboll, i bën nderë atij, familjes së tij, si dhe gjithë Kosovës. Nga Bersanti pranova me kënaqësi fanellën e tij si dhuratë. Talentët si Bersanti po i japin imazh pozitiv Kosovës gjithandej nëpër botë dhe meritojnë tërë respektin dhe mbështetjen tonë" ka thënë ambasadori.

(Kosova Sot)