Arshavin drejt transferimit në Maqedoni

  • 09 February 2016 - 13:52
Arshavin drejt transferimit në Maqedoni

Andrey Arshavin është shumë pranë transferimit te Vardari në Maqedoni.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Zenit Saint Petersburg pritet të nënshkruajë me klubin nga Shkupi. 33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse, Kuban Krasnodar.

Ish futbollisti i Rusisë u largua me këtë klub për shkak të kushteve të rënda financiare.

Transferimin e Arshavinit te Vardari pritet të finalizohet nga biznesmeni rus, Sergei Samsonenko, i cili është presidenti i këtij klubi.

(Kosova Sot)