Ferguson: Ja trajneri më i mirë në Premier League

  • 10 February 2016 - 13:27
Ferguson: Ja trajneri më i mirë në Premier League

Sir Alex Ferguson mendon se Mauricio Pochetino është trajneri më i mirë aktualisht në Premier League. Trajneri argjentinas po e udhëheqë Tottenhamin drejt titullit, teksa ish trajneri i United i jep meritat pikërisht atij. 

"Pochetino është trajneri më i mirë në Premier League. Mënyra si ai po e drejton skuadrën dhe se si skuadra po përmirëson formën e bën Pochetinon trajnerin më të mirë të sezonit" ka thënë Ferguson.

Pikërisht Pochetino vlerësohet një nga alternativat kryesore të Van Gaal për të marrë drejtimin e Manchester United sezonin e ardhshëm, por sot në mediat angleze është publikuar një lajm që e sheh Mourinhon në krye të United. 

(Kosova Sot)