Barcelona e interesuar për Hysajn

  • 28 April 2016 - 18:27
Barcelona e interesuar për Hysajn

Një lajm sensacional vjen nga Spanja për Elseid Hysajn.

Barcelona po kërkon pasuesin e Dani Alveshit dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare shihet si opsioni më i mirë.

Gazeta sportive “El mundo Deportivo” shkruan se Hysaj është në fokusin e gjigantëve spanjollë dhe në verë mund të vijë oferta për të, raporotn shekulli

Më parë për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera të mëdha si Atletiko Madrid dhe Bajern Mynih.

Shkodrani ka bërë një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon me Napolin duke rritur frikshëm kuotat e tij në merkato.

(Kosova Sot)