Eurosport: Kosova në UEFA dhe FIFA

  • 02 May 2016 - 18:14
Eurosport: Kosova në UEFA dhe FIFA

Mediat e ndryshme të botës kanë shkruar si asnjëherë më parë këto ditë për futbollin kosovar, i cili pritet t’i japë fund izolimit shumëvjeçar, duke u pranuar në UEFA e FIFA.

Kongresi i shtëpisë së futbollit evropian do të mblidhet sot në Budapest, ku do të vendos për fatin e futbollit kosovar, pas votimit që do të realizohet nga 54 Federatat Nacionale Evropiane.

“Kosova, e pavarur nga viti 2008, mund të pranohet në UEFA, në Kongresin që do të mbahet në Budapest më 3 maj dhe në FIFA, më 13 maj. Kjo ua mundëson klubeve pjesëmarrjen në kupat evropiane në sezonin 2016/17 dhe të përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan gjiganti mediatik sportiv, Eurosport.

Image

(Kosova Sot)