Ky shtet ''mik'' votoi kundër Kosovës

  • 03 May 2016 - 17:58
Ky shtet ''mik'' votoi kundër Kosovës
Zvicra besohet se votoi kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

Zvicra nuk e mbështeti kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UEFA.

Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-së, por për t’ia dalë nuk e pati mbështetjen e Zvicrës, një shtet që konsiderohet mik.

“Disa shtete të cilat i kemi konsideruar miq deshën ti japin kahje tjetër ngjarjes, mirëpo ne do ti konsiderojmë prapë miq”, deklaroi Vokrri pas lajmit të madh.

Kosova u pranua me saktësisht 28 vota pro, aq sa iu nevojiteshin.

(Kosova Sot)