Institucionet nuk kanë bërë asgjë për të kthyer artefaktet e grabitura nga Serbia (Foto/Video)

  • 20 September 2017 - 10:42
Institucionet nuk kanë bërë asgjë për të kthyer artefaktet e grabitura nga Serbia (Foto/Video)

Gjatë luftës Serbia ka grabitur artefaktet tepër të vlefshme nga tashegimia jonë e pasur kulturore e historike dhe të cilat që nga ajo kohë kurrë nuk i ka kthyer.

Të anketuarit e ‘Kosova Sot” bëjnë përgjegjëse institucionet për neglizhencë në kët aspekt por disa thonë se as institucionet nuk kanë mundr të bëjnë më shumë.

Image

Qytetari Sokol Plakolli thotë se kjo çështje është një temë mjafte gjerë duke shtuar se institucionet jo që nuk kanë bërë sa duhet, por nuk kanë bërë fare për artefaktet. “Nuk janë vetëm artefaktet që Serbia i mban peng. Janë eshtrat e të pagjeturve, tapitë e shumë çka tjetër”, është shprehur ai. 

Image

Ramadan Bllaca thekson puna nuk është e bollshme kurrë. Por, duke ditur takatin tonë edhe institucionet, ai thotë se institucionet boll kanë punuar, sepse nuk kanë mundur më tepër. “Duhet shumë më tepër, por s’ ka pasur më shumë as kuadro e institucione”.

Image

Ethem Salihu konstaton se kanë bërë shumë pak, për të mos thënë fare, sepse duhet ta dimë se armikun e kemi shumë të papërshtatshëm, shumë të keq e të pandërgjegjshëm.

Image

Ndërsa Zija Limani thotë se Qeveria nuk ka punuar sa duhet, por edhe nuk mundet të bëjë edhe më shumë. “Pasi edhe raportet momentalisht janë ashtu, bashkësia ndërkombëtare nuk e detyron Serbinë që t’i përmbushë obligimet e veta”.

(Kosova Sot)