< Burjani: Të ndryshojë qasja në arsim përndryshe pasojat do t'i vuajnë gjenerata të tëra (Video) - TV - Kosova Sot
Burjani: Tė ndryshojė qasja nė arsim pėrndryshe pasojat do t

Burjani: Tė ndryshojė qasja nė arsim pėrndryshe pasojat do t'i vuajnė gjenerata tė tėra (Video)

Analisti politik dhe ligjëruesi Blerim Burjani thotë se cilësia në arsim kryesisht mbetet e dobët për gjithë këto vite, në të gjitha nivelet, dhe reflektohet kryesisht në nivelin e mësimnxënies, sepse Kosova ka dështuar në reformimin substancial të kësaj fushe. "Arsimi është në gjendje të rëndë, si pasojë edhe papërgjegjësive të ish- ministrave, i lënë pas dore, themelimi i një numri të madh universitetesh publike pa kuadër të mirëfillte, cilësia mbetet problemi kryesore, prandaj konsiderojë që MASHT-i duhet të hartojë një udhëzim administrativ sa i përket temës së mësimnxënies, që profesorët të angazhohen më shumë me studentët e shumtë që kanë ngecje në mësimnxënie", theksoi ai. "Duhet të ketë vizion dhe qasje tjetër ndaj arsimit të lartë, ndonëse e dimë që tani s'ka as kush ta bëjë këtë, s'ka njerëz adekuatë për të bërë diçka të tillë, por duhet të fillohet disi të përmirësohet cilësia në mësimnxënie", ka thënë Burjani . "Duhet përkushtim më i madh në këtë drejtim i mësimdhënësve dhe dekanëve, që profesorët të nxiten të punojnë më shumë me studentë, të ketë edhe kritere të vlerësimit që duhet të hartohen nëpër fakultetet specifike për të nxjerrë kuadro më të përgatitura, jo kështu si deri më tani", potencoi Burjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

18 orë e 42 minuta më parë