< Cilësi e dobët në shkollat tona (Video) - TV - Kosova Sot
Cilėsi e dobėt nė shkollat tona (Video)

Cilėsi e dobėt nė shkollat tona (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se kuadrot që dalin nga shkollat tona lënë shumë për të dëshiruar që nga arsimi parashkollor, fillor, i mesëm dhe universitarë që janë larg cilësisë së rajonit kurse për nga cilësia e dobët e arsimit me shtetet e BE-së as që mund të krahasohemi

Image

 

Avni Gashi thekson se është bukur nivel i ultë si në regjion dhe krahasuar me BE-në jemi shumë larg. “Po punohet diçka në drejtim të rritjes së cilësisë por jemi duke ia bërë vetes qejfin se nuk ka asgjë”.

Image

 

Jetullah Krasniqi thekson se arsimi, degradoi totalish nga shkolla fillore deri te arsimi universitar. “Mundohemi të bëjmë reforma të huaja e jo refrorma tona origjinale .Jemi larg BE-së në reforma të arsimit pasi nuk ka kushte, kuadro, objekte mësimore pasi ka nga 50 nxënës në një klasë”.

Image

 

Izet krasniqi thekson se pa dyshim cilësia nuk është në nivelin e kënaqshëm por edhe jemi larg shteteve të BE-së dhe afër rajonit tonë. “Shpresojmë se cilësia e arsimit edhe këtu do të përmirësohet shpejtë”, është shprehur ai.

Image

 

Burim Murseli thekson se për momentin cilësia nuk është në nivelin që duhet të ishte sepse nevojitet më shumë punë për një cilësi të mirë të arsimit që nga mësimi fillor deri tek arsimi universitarë.

 (Kosova Sot)

10 orë e 20 minuta më parë