Keqpërdorimi i buxhetit të shtetit mbetet pa ndëshkim (Video)

  • 29 October 2017 - 11:26
 Keqpërdorimi i buxhetit të shtetit mbetet pa ndëshkim (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se nga neglizhenca e organeve të drejtësisë, përkatësisht prokurorisë dhe gjykatave po mbetet pa ndëshkime keqpërdorimi i buxhetit nga institucionet publike.

 

Image

Enver Qitaku thotë se kjo është e vërtetë e hidhur pasi edhe pas auditimeve të ZAP-it, nuk ka ndëshkime për keqpërdoruesit e parasë publike. “Kjo po ndodhë në saje të neglizhencës së prokurorisë”.

 

Image

Ismajl Hamiti thekson se prokuroria e gjyqësia duhet të jetë shumë më agile dhe të ndëshkojnë keqpërdoruesit e parasë publike dhe të merren masa ndaj tyre duke i dënuar e jo të bëhen vetëm auditime.

   Image

Për Shyqyri Nicin është për keqardhje heshtja e prokurorisë pas të gjeturave të ZAP-it. Ai thotë prokuroria duhet të reagojë zyrtarisht pas auditimeve në institucione dhe të marrin masa ndaj keqpërdoruesve.

 

Image

 

Ndërsa Driton Rukiqi thekson se sikurse që po ndodhë në shumë fusha të tjera edhe pas auditimeve të bëra nëpër institucione keqpërdoruesit e parasë publike mbesin pa marrë dënimin e merituar të keqpërdorimeve.

(Kosova Sot)