Ushqimet e dyshimta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve (Video)

  • 31 October 2017 - 09:44
Ushqimet e dyshimta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se instiucionet përgjegjëse për kontrollimin e cilësisë së ushqimit që konsumojmë janë larg nivelit të detyrës prandaj edhe po rrezikohemi nga ushqimi jocilësorë që konsumojmë.

Image

Sabri Berisha thekson se askush nuk po bënë kontroll dhe inspektim të cilësisë së ushqimit. “Agjencia e Ushqimit nuk është në nivel të detyrës dhe bënë shumë pak punë në kontrollimin e ushqimit”.

Image

Qëndrim Vezaj thotë se shëndeti po rrezikohet me të madhe ngase shumë pak mbikëqyret cilësia e ushqimit që importohet si edhe afati i skadencës së mallit si edhe çka po importohet nga ushqimi që në shumë raste bëhet në të zezë.

Image

Kurse Ahmet Kodra thekson se rreziku është me mallrat nga importi. “Mungojnë kontrollet rigoroze të ushqimit që importohet. Agjencia do të duhet të bëjë më shumë se sa tani. Është në pyetje jeta e njeriut”.

Image

Për Mentor Maqedoncin shumë sëmundje që janë shfaqur pas lufte te ne janë pasojë e ushqimeve të importuara që kanë qenë të dyshimta.

(Kosova Sot)