Diaspora jonë po e mban gjallë ekonominë e vendit (Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se zakonisht që nga pas lufta e deri më sot, diaspora është shtylla kryesore e ekonomisë në vend. Ata thonë se po mos të ishte diaspora ne do të ishin një popull edhe më i varfër dhe kjo shihet gjatë muajve të verës, kur diaspora gjallëron vendin me paratë që sjell
Nosh Nosh theksoi se diaspora jonë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vendin, por edhe shtylla e pavarësisë dhe e shumë proceseve tjera.
Sali Shkupolli konstaton se burimi kryesor i ekzistencës dhe jetesës në Kosovës është ndihma e diasporës. “Nëse diaspora nuk investon, Kosova nuk mund të ekzistojë”.
Artan Ahmeti thotë se gjatë studimeve të tij, ka arritur të konstatojë se gjatë një viti diaspora sjellë në Kosovë 400 milion të hyra,po kur grumbullohet ë gjitha ka një ndikim të madhe në ekonomi, duke e bërë atë shtylla kryesore ekonomike në vend.
Ndërsa Pajtim Lubovci thotë se zakonisht nga pas lufta e deri më sot, është shtylla kryesore e ekonomisë në vend. “Po mos të ishte diaspora ne do të ishin një popull edhe më i varfër dhe kjo shihet gjatë muajve të verës, kur diaspora gjallëron vendin”, është shprehur ai.
(Kosova Sot)