Pema me 40 lloje të frutave (Video)

  • 28 July 2015 - 18:22
Pema me 40 lloje të frutave (Video)

Sam Van Aken artist dhe profesor në Universitetin e Sirakuzës, përdor shartim interesant, për të krijuar pemë e cila do të mbajë në degët e saj rreth 40 lloje të ndryshme të frutave.

Procesi i shartimit përfshinë rrafshimin e disa degëve, nga një peme burbuqe, duke i prerë më pas degët e për t’i ngjizur së bashku me disa nga degët e frutave të ndryshme, transmeton klankosova.

Ajo për disa vite ka filluar të sjell fruta të ndryshme dhe në çdo pranverë ajo lulëzon degët me ngjyrë të bardhë,vjollcë, rozë, e në verë fillon prodhimet e saj.

Artisti Van Aken, thotë se kjo është një vepër arti të cilin e ka krijuar nga shumë duzinë të pemëve të cilat janë mbjellë në vende të ndryshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.