< Fakultetet tona po prodhojnë analfabetë me diploma (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Fakultetet tona po prodhojnė analfabetė me diploma (Foto/Video)

Fakultetet tona po prodhojnė analfabetė me diploma (Foto/Video)

Të anketuarit vlerësojnë se fakultetet tona prodhojnë analfabetë me diploma, në veçanti kolegjet private, kurse fusha më e dobët e sektorit të arsimit është mjekësia.

 

Besmir Hamzaj

Image

Kemi degradim jashtë mase të cilësisë në arsim. Diplomat që i marrin dhe mënyra si pajisën me to nuk janë ekuivalente me dijen që e marrin. Sidomos kolegjet private nuk kanë cilësi të kuadrove.

 

Florim Haliti

Image

Pa mëdyshje se kemi cilësi shumë të dobët të arsimit, sidomos kjo dukuri ka nisur paslufte ku më të madhe blihen diplomat me para ndaj kemi cilësi të dobët në arsim.

 

Xhevat Haliti

Image

Arsimi nuk ka ku shkon më poshtë, sepse ka mbetur i pavlerë. Po prodhojmë analfabetë me diploma, e madje edhe nëpër fakultetet e shtetit.

 

Afrim Cakolli

Image

Është një e vërtetë shumë e hidhur, sepse nuk kemi arsim në nivel të duhur dhe jemi me kuadro larg cilësisë së arsimit të mirëfilltë, sidomos në mjekësi dhe në edukim.

(Kosova Sot)

20 orë e 26 minuta më parë