Shikoni këto pamje dhe binduni në fisnikrinë e qenit: Mos vdis, miku im i dashur! (Video)

  • 17 February 2018 - 21:48
Shikoni këto pamje dhe binduni në fisnikrinë e qenit: Mos vdis, miku im i dashur! (Video)

Qentë janë të mirënjohur për besnikërinë e tyre, jo vetëm ndaj familjes që i mban ata, por edhe ndaj qenve të tjerë.  Banorët në një qytet kinez u bënë dje dëshmitarë të një skene ku një qen besnik u përpoq të ringjallte një tjetër qen i cili ishte vrarë nga një makinë.

Sipas Daily Mail video u xhirua në Yibin, në jug-perëndim të Provincës Sichuan të Kinës.

Qeni i verdhë u përplas dhe u vra ndërsa po kalonte një rrugë para një hoteli.

Qeni i verdhë u la në mes të rrugës duke u përpëlitur. Asnjë nga shoferët kalimtar ose këmbësorët nuk u ndalën për ta ndihmuar atë.

Në video shihen tre nga shokët e qenit fatkeq, përfshirë qenin e zi erdhën për ta ndihmuar.

Një grua e cila punonte aty pranë në një dyqan, tha se i kishte parë shpesh qentë të rrinin bashkë dhe se pa qenin e zi të mundohej të ringjallte trupin e ngordhur të qenit të verdhë në rrugë.

Nuk ka ligj në Kinë për të mbrojtur qentë e kafshëve dhe kafshë të tjera të vogla. Ndërgjegjësimi i publikut për mirëqenien e qenve është relativisht i ulët në krahasim me Perëndimin.

 

 

(Kosova Sot)